Telenews

Arsenali kompleton transferimin e Marquinhos

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Marquinhos nga Sao Paolo.

Reprezentuesi i të rinjve të Brazilit, emri i plotë i të cilit është Marcus Vinicius Oliveira Alencar, është produkt i klubit të Sao Paolos, transmeton Gazeta Express.

Ai debutoi me ekipin si 18-vjeçar në korrikun e vitit të kaluar. Marquinhos bëri 33 paraqitje në total.

Klubi i Arsenalit njoftoi se 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, teksa ai në javët e ardhshme do të udhëtojë për në Londër për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Marquinhos luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, teksa “Topçinjtë” thuhet se kanë paguar 3 milionë euro për transferimin e tij. /Gazeta Express/

The post Arsenali kompleton transferimin e Marquinhos appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj