Telenews

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

arsenali-nis-negociatat-per-vazhdimin-e-kontratave-per-dy-yjet-e-skuadres

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me dy nga lojtarët kyç të skuadrës, Declan Rice dhe Jurrien Timber.

Drejtuesit e klubit londinez po punojnë për të siguruar të ardhmen afatgjatë të dy futbollistëve, të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, të dy lojtarët janë në mesin e prioriteteve për rinovim që nga viti i kaluar, menjëherë pas marrëveshjes së re të arritur me yllin anglez Bukayo Saka.

Mesfushori anglez Declan Rice raportohet se është shumë i lumtur te klubi dhe aktualisht është në bisedime me drejtuesit e Arsenalit për të përcaktuar kushtet e kontratës së re. Klubi synon ta shpërblejë paraqitjen dhe rëndësinë e tij në skuadër me një marrëveshje të përmirësuar.

Ndërkohë, edhe mbrojtësi holandez Jurrien Timber është pjesë e planit të klubit për të ardhmen, me Arsenalin që dëshiron të sigurojë qëndrimin e tij në “Emirates” për një periudhë më të gjatë./IndeksOnline/

Të ngajshme

Real Madridi apo Barcelona? Haaland ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare

KushtrimGuraj

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

KushtrimGuraj

Reali i çon “selam” Cityt, merr fitoren e radhës në La Liga

KushtrimGuraj