Telenews

Arsenali zyrtarizon transferin më të madh të verës

Arsenali e ka kompletuar transferimin e futbollistit Gabriel Jesus.

“Gunners” i kanë paguar 52 milionë euro për sulmuesin e Manchester Cityt.

Braziliani ndërkohë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Emirates Stadium”.

Jesus kështu bëhet transferi i katërt i Mikel Artetas pas Fabio Vieiras, Marquinhos e Matt Turner.

Tifozët presin që 25 vjeçari ta udhëheqë ekipin drejt katër pozitave të para në Premierligë.

Pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, një epokë e re po fillon në klubin londinez.

Jesus e ka marrë fanellën me numër 9, të cilën deri tash e mbante sulmuesi francez.

Interesim për përfaqësuesin brazilian kishin shfaqur edhe Chelsea e Tottenhami, por në fund ai vendosi t’ju bashkohet “Gunners”, me të cilët uron të ketë eksperiencë të suksesshme.

“Jam mjaft i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub të madh”, ka thënë Jesus.

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

KushtrimGuraj