Telenews

Arsenjeviq “fishkëllen” sërish, përplaset verbalisht me zëvendësministrin Vokrri

Politikani serb Aleksandar Arsenjeviq, ka pasur një debat të ashpër me zëvendësministrin e Pushtetit Lokal Arbër Vokrrin, rreth përdorimit të flamurit serb.

Rastin për Klankosova.tv e ka sqaruar vet Vokrri.

“Ne e patëm një debat. Ai mu drejtua duke më thënë se “ju po na rrahni, po na i theni eshtrat, po na i shkelni të drejtat tona. Pastaj une i thashë “Secili që e shkel ligjin e pëson nga policia, pa marrë parasysh se a është shqiptar apo serb”, tha Vokrri.

I dyti i MAPL-së dha edhe detaje tjera rreth kësaj ngjarje.

“Arsenjeviq më tha që “Ju nuk po na e lejoni ta përdorim flamurin tonë”, i thashë që “ju keni të drejtë ta përdorni, por jo ta vendosni në vendet publike”. Pastaj ai tha “a e dëgjuat që zëvendësministri më tha se kemi drejtë ta përdorim flamurin”, sqaroi Vokrri për Klankosova.tv

Debati u zhvillua në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë, në praninë e forcave policore.

Të ngajshme

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj