Artan Ramaj është zgjedhur kryetar i klubit të volejbollit “KV Fushë Kosova”, i kategorisë së femrave.
Vetë klubi, të shtunën përmes një komunikate në Facebook, ka treguar që menaxhmenti i ri do të ketë objektiva të reja.
“Më qëllim që të vazhdojmë epitetin tashmë qe e gëzojmë qe disa vite si klubi më i mirë i qytetit sa i përket sporteve kolektive, si dhe paraqitjen sa më të mirë në garat e Superliges së Kosovës në volejboll, klubi i volejbollit Fushë Kosova këtë sezone do të ketë organizim te ri”, thuhet në njoftimin e klubit.
Po ashtu, vlerësohet angazhimi i Ramajt në fushën e resurseve njerëzore – klubi e quan vlerë të shtuar tashmë kryetarin e ri të “KV Fushë Kosova”.
Gjithashtu klubi ka falënderuar edhe ish-kryetarin të cilit ia vlerëson lartë kontributin e dhënë.
“Kryesia e klubit duke i uruar shume suksese menaxhmentit te ri, e falënderon kryetarin aktual për kontributin e dhënë, duke e sjellur klubin në rangun e klubeve me te suksesshme në Superligen e Kosovës në volejboll, njeherit shprehim mirënjohjen tonë qe i njëjti do te vazhdoj të jetë prapë ne strukturat menaxheriale te klubit”, ka vazhduar njoftimi.
Klubi iu ka premtuar gjithë tifozëve se nuk do të ndalen për të arritur suksese në këtë sport. /Telenews

