Telenews

Asamblistët e LDK’së në Komunën e Prishtinës: Opozita bëri pazare të pista

Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës e kanë quajtur “puç politik” vendimin e LLV-së, AAK-së dhe Nismës për shkarkimin e 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.

Asamblistja e LDK-së, Jeta Rafuna, tha se ky veprim është i kundërligjshëm, dhe u bë për shkak të “pazareve personale” në mes të partive të opozitës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Ky komplot (puç) politik përveç që përmban elemente të kundërligjshme, është edhe i turpshëm për shkak të pazareve të pista personale në mes te partive opozitare dhe grupeve te interesit, te cilët nuk e dojnë zhvillimin e qytetit dhe nuk e përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rafuna në Facebook.

Tutje, ajo tha se opozitarët janë kompleksuar nga zhvillimi i madh i kryeqytetit që po e bën LDK-ja.

“Puna e madhe dhe zhvillimi që po ndodh në kryeqytet ka kompleksuar rëndë opozitën e cila në tentativën e vet për të kapur ndërmarrjet do të dëmtoj rëndë këto ndërmarrje, por edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar”.

“Prandaj, ne si asambleistë të LDK-së në kryeqytet, pavarësisht veprimeve të vazhdueshme bllokuese të opozitës që për qëllim kanë realizimin e interesave personale dhe të grupeve të ndryshme të interesit, do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë bashkë me kryetarin dhe ekzekutivin në të mirë të transformimit të Prishtinës”, shkroi në fund ajo.

Me 25 vota për, asnjë kudër dhe një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për shkarkimin e 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale. Menjëherë Kuvendi Komunal emëroi aksionarët e rinj.

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë asamblistë të LDK-së e PDK-së.

Të ngajshme

Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh

Erzana Fazliu

Në Poloni çiftet e martuara për të paktën 50 vjet nderohen me medalje

Erzana Fazliu

KQZ thotë se 3 nëntori është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për balotazh

Erzana Fazliu