Telenews

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë jep dorëheqje, por rehatohet si kryeshef i kësaj ndërmarrje publike!

Asamblisti i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.

Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është “personale”.

“Në përbërjen e grupit të asamblistëve të LDK-së ka një ndryshim. Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” – tha Kupina.

Fisnik Osmani në fakt është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” e duket se kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij nga asambleja komunale.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zabel të Ulët – humb jetën një 7-vjeçare, disa të tjerë të lënduar

Valjeta Turkaj

Protesta në Hagë, Koci: Si veteranë të luftës, e kemi amanet nga shumë mërgimtarë të jemi aty

Valjeta Turkaj

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu