Telenews

Askush nuk mund t’i kuptojë gjestet e Ronaldos pas eliminimit të Al Nassr nga Liga e Kampionëve të Azisë

askush-nuk-mund-t’i-kuptoje-gjestet-e-ronaldos-pas-eliminimit-te-al-nassr-nga-liga-e-kampioneve-te-azise

Cristiano Ronaldo pati një reagim të çuditshëm pas eliminimit të Al-Nassr nga Liga e Kampionëve e Azisë të mërkurën, pasi humbi disa raste të rëndësishme për të shënuar në minutat e fundit.

Ronaldo goditi shtyllën në pjesën e parë dhe më pas humbi disa mundësi të tjera në humbjen 3-2 të Al-Nassr kundër Kawasaki Frontale.

Ai u pa më pas duke u zemëruar me veten në fushë.

Humbja e Al-Nassr do të thotë se ata pritet të mbeten pa trofe edhe këtë sezon, me Al-Ittihad që është gjashtë pikë përpara në krye të Ligës Saudite me pesë ndeshje të mbetura.

Al-Ahli do të përballet me Kawasaki Frontale në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, për Ronaldon ka qenë një sezon tjetër i suksesshëm në aspektin individual, pasi ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United ka shënuar tetë gola në Ligën e Kampionëve dhe është golashënuesi më i mirë në Ligën Saudite me 23 gola.

Të ngajshme

Man United me një këmbë në finale të Ligës së Evropës, merr fitore bindëse në udhëtim te Bilbao

KushtrimGuraj

Bashkimi eliminon Pejën dhe siguron finalen e madhe ndaj Trepçës

KushtrimGuraj

Peja – Bashkimi, sonte ndeshja e katërt gjysmëfinale në basketboll

Valjeta Turkaj