Telenews

Asnjë parti nuk pranon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Flasim vetëm me kryetarët e partive –

Asnjë nga partitë kryesore politike nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për një takim lidhur me krizën politike në vend.

Haxhiu kishte ftuar për nesër, në orën 09:00, përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe gjetjen e një zgjidhjeje për situatën politike.

Fillimisht, ftesën e refuzuan Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa tash edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar për televizionin Dukagjini se partia e tij nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haxhiut.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive. Në këtë rast, takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Të ngajshme

Komunat mund të humbin pronësinë mbi tokat dhe objektet publike –

KushtrimGuraj

Policët me motorë në aksion: 61 gjoba për shkelësit e trafikut në Ferizaj –

KushtrimGuraj

Paraburgim për 44-vjeçarin e dyshuar për sulm seksual ndaj 14-vjeçares – e mitura kërkoi ndihmë në “Hib Petrol” në Ferizaj –

KushtrimGuraj