Telenews

Atentat në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe një i plagosur

Shqipëria është tronditur nga një atentat me armë zjarri në Shkodër. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pranë tregut në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima ka inicialet N. B., ndërkohë që nuk dihet identiteti i të plagosurit.
Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.
Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Të ngajshme

Vdes një person në vendin e punës, mbeti i bllokuar nën kamion

Valjeta Turkaj

Shqiptari i kërkuar për tentativë vrasjeje arrestohet në aeroportin e Malpensës në Milano

Valjeta Turkaj

Iniciohet formimi i shtabit emergjent pas sulmeve të qenve endacakë brenda QKUK-së

Valjeta Turkaj