Telenews

Atilla Kardesh reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh ka lënë garën e BBVK-së ende pa u bërë 48 orë, duke lënë shumë me pikëpyetje.

Pasi u largua nga shtëpia e famshme, Atilla tani ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Detyra u përfundua”, shkroi Kardesh në postimin e tij në ‘InstaStory’.

Foto: Atilla Kardesh / Instagram

Megjithatë, ajo që habiti të gjithë është postimi në sinkron me producenten ekzekutive të këtij edicioni, Olsa Muhameti.

Muhameti bëri postimin e njëjtë sikurse të Atillës, disa orë më parë; dhe pasi u kumtua lajmi që ky i fundit do ta lë përfundimisht garën.

Foto: Olsa Muhameti / Instagram

Nuk dihet se çfarë fshihet ende nga kjo, megjithatë largimi i ish-bashkëshortit të Drenushës, ka ngritur shumë pikëpyetje tek banorët.

Sidoqoftë, largimin e tij nga ky format televiziv e kanë kërkuar edhe institucionet e vendit, gjegjësisht Ministria e Drejtësisë, marrë parasysh procesin ligjor që ka pasur me ish-gruan e tij.

Mbetet të sqarohet të premten se çfarë fshihet nga i gjithë ky kaos.

Të ngajshme

Probleme për produksionin, një banor paralajmëron se do ta lë shtëpinë: Nuk po mundem më

Donat Hashani

Gresa, Fitimit: A ke ardh këtu të krijosh lidhje me Xhenetën a?

Erzana Fazliu

“Kështu s’jemi kënaqur as kur ishim kunata”, Tuna dhe Nora bëhen mikesha të ngushta

Erzana Fazliu