Telenews

ATK-ja me 460.4 milionë euro të hyra tatimore gjatë pesë muajve

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë muajve të parë të këtij  janë mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyrat tatimore, duke shënuar një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“ATK-ja mbetet e përkushtuar në forcimin e integritetit dhe transparencës, duke ofruar mbështetje profesionale të rregullt dhe të qasshme për të gjithë tatimpaguesit. Zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë dhe monitorimi i përhershëm i zbatimit të obligimeve tatimore janë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt një administrate më të fuqishme dhe më të besueshme”, thuhet në një njoftim të kësaj administrate, transmeton Klankosova.tv.

ATK-ja njëherësh ka falënderuar  tatimpaguesit që përmbushin detyrimet e tyre me korrektësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit tonë.

 

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në kaq gradë

Donat Hashani

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Donat Hashani

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu