Telenews

Elon Musk përplaset me Trump: Pa mua, do të kishte humbur zgjedhjet

Në një seri postimesh në platformën X, Elon Musk ka ashpërsuar kritikat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ka luajtur një rol kyç në suksesin elektoral të këtij të fundit, shkruan The Guardian.

“Pa mua, Trump do ta kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do ta kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, shkroi Musk, duke shtuar me ironi: “Çfarë mosmirënjohjeje”.

Reagimi i Musk vjen pasi Trump u shpreh për gazetarët se është “shumë i zhgënjyer” nga miliarderi i teknologjisë dhe se kishte “ndihmuar shumë Elon-in”.

Përplasja mes tyre është thelluar pas kundërshtimit të hapur të Musk ndaj paketës së taksave dhe shpenzimeve të propozuar nga Trump, të cilën ai e quajti “një neveri e neveritshme”.

Trump nga ana tjetër ka deklaruar se “Musk e njihte ligjin më mirë se kushdo në administratën time” – një pretendim që Musk e ka mohuar menjëherë: “Gënjeshtër. Asnjëherë nuk më është treguar ai projektligj”, shkroi ai.

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi