Telenews

Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë ligat evropiane

Atletico Madrid është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në La Liga këtë sezon, ku ditë më parë ka fituar edhe primatin në kampionatin spanjoll.

Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone ka grumbulluar gjithsej 41 pikë pas 18 ndeshjeve të para në këtë ligë.

Kështu që është ekipi që ka tubuar më së shumti pikë se cdo skuadër tjetër deri më tani.

Në ditën e Krishtlindjeve, Atleti është e para në Evropë, tekas pas saj vijnë Parisi, Atalanta dhe Real Madridi me nga 40 pikë. Kurse top pesëshen e mbyll lideri i Premier Leagues, Liverpooli me 39 sosh.

Barcelona dhe Napoli ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 38 pikë secila. Interi është i teti me një më pak. Kurse top dhjetëshja mbyllet me Bayernin dhe Bilbaon që kanë nga 36 sosh.

Të ngajshme

Macron: Rreth 15 vende do të lehtësojnë trafikun në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit SHBA-Iran

Valjeta Turkaj

Prokuroria në Gjakovë do të kërkojë paraburgim ndaj 50-vjeçarit që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij

Valjeta Turkaj

​Lladrovci zbulon një skenar të ri për stadiumin nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodhë afër Prishtina-Mall-it

Valjeta Turkaj