Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë.
Bëhet me dije se autobus i linjës së “Unazës” në kryeqytet është përplasur me disa automjete në zonën e Shallvareve.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur tre persona.
Shërbimet e policisë dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që autobusët e kësaj linje të kryeqytetit përfshihen në aksidente. Rreth një vit më parë, një autobus i kësaj linje përfundoi lumin e Lanës. Për fat të mirë, të lënduar nuk pati.

