Telenews

Autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës duke ofruar mamografi falas

Autobusi që shihni në fotot, ngjyrë rozë do të fillojë sot qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas. Nisja bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te New Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”. Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.

Të ngajshme

Cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal?

Valjeta Turkaj

Pse vrapimi gjatë dimrit është një aktivitet i rekomanduar për shëndetin tuaj

Donat Hashani

Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit

Donat Hashani