Telenews

Automobilat modernë dhe zëvendësimi i akumulatorit – pse është më mirë që kjo punë t’u lihet specialistëve?!

automobilat-moderne-dhe-zevendesimi-i-akumulatorit-–-pse-eshte-me-mire-qe-kjo-pune-t’u-lihet-specialisteve?!

Automobilat modernë dhe zëvendësimi i akumulatorit – pse është më mirë që kjo punë t’u lihet specialistëve?!

Ju është prishur bateria (akumulatori) në një automobil modern? A është e lehtë ta zëvendësoni?

Puna më e rëndë fizike nuk është e vështirë, por… ADAC (Klubi Gjerman i Automobilizmit) këshillon që këtë ta mos e bëjnë personat pa përvojë.

Ndërsa zëvendësimi i akumulatorit ishte relativisht i thjeshtë para 20 vitesh, teknologjia e sotme është shumë më komplekse dhe e ndjeshme për shkak të shumë komponentëve elektronikë, si sistemet e sigurisë aktive dhe elektronika e shumtë që është aty për komoditetin e shoferit dhe pasagjerëve.

Çfarë duhet të keni parasysh gjatë zëvendësimit të akumulatorit në veturë, veçanërisht te modelet me sistem start-stop?

Automjetet moderne dhe shumë modele më të vjetra me sistem start-stop shpesh kanë sistem menaxhimi të baterisë, i cili pas zëvendësimit kërkon riprogramim me pajisje të posaçme.

Shkëputja e baterisë mund të bëjë që radioja, sistemi i alarmit dhe elektronika tjetër e automjetit të humbasin cilësimet dhe të kërkojnë ri-inicializim.

Në disa raste, mund të jetë e nevojshme edhe fshirja e kodeve të gabimeve.

Me automjetet moderne, është më mirë që kjo punë t’u lihet profesionistëve.

Të ngajshme

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi