Një pjesë e autostradës Kentucky u mbyll të mërkurën kur një kamion i përmbysur derdhi në rrugë ngarkesën e tij me shishe birre.
Policia e Shtetit të Kentucky-t tha se përplasja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës në korsitë e veriut të ‘Interstate 65’, pranë Louisville.
Shoferi i kamionit nuk është lënduar.
Autoritetet publikuan një foto që tregonin shishet e derdhura në tokë.