Telenews

Azemi: Nëse deri më 6 tetor nuk respektohet paga minimale, do të hyjmë në grevë

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar grevë nëse deri më 6 tetor nuk gjendet zgjidhje për zbatimin e pagës minimale për punëtorët teknikë.

Azemi tha në Klan Kosova, se punëtorët në shkollat e mesme, Qendrën e Studentëve dhe disa punëtorë në KEK po paguhen nën pragun e përcaktuar dhe se institucionet duhet të sigurojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale.

“Nëse deri më 6 tetor nuk kemi rezultate, atëherë ligji për grevat na mundëson që të hyjmë në grevë…Nuk kemi çka bëjmë pazare, duhet të respektohet paga minimale”, deklaroi Azemi.

Ai theksoi se punëtorët teknikë në disa institucione paguhen me rreth 391 euro, ndërsa rreth 40 punëtorë të një kompanie private në KEK marrin rreth 350 euro.

Sipas Azemit, sindikata është në komunikim me Inspektoratin e Punës dhe ka paralajmëruar masa ndaj institucioneve ku, sipas tij, është tentuar të pengohet greva.

Të ngajshme

Përfundon mbledhja e PDK-së, Hamza paralajmëron takime me liderët politikë

Yllka Gashi

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Yllka Gashi

Ekskluzive | U raportua e zhdukur, dy ditë më pas paraqitet me 22-vjeçarin: 15-vjeçarja rrëfen prekjet, rasti iniciohet për dhunim

Yllka Gashi