Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qasjen e saj ndaj votimit të Gjykatës Speciale në vitin 2015.
Përmes një reagimi, Ismaili ka pyetur se pse, sipas tij, Vetëvendosje publikon emrat e deputetëve që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, ndërsa nuk publikohen emrat e anëtarëve të atëhershëm të Lëvizjes që nuk e votuan atë.
“Sa prej atyre 16 vetave të Lëvizjes janë sot të zgjedhun?”, ka shkruar Ismaili.
Ai ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me largimin e shumë prej figurave të atëhershme nga Lëvizja Vetëvendosje, duke argumentuar se kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të parimeve të subjektit politik.
Ismaili ka thënë se edhe deputetët e sotëm të Vetëvendosjes nuk janë të njëjtët persona që kanë qenë pjesë e saj në vitin 2015.
“E ata tre që kanë mbetë nuk janë ma ata tre të 2015-tës, jo”, ka shkruar ai.
Në pjesën tjetër të reagimit, Ismaili ka kritikuar edhe qëndrimet e disa figurave politike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj tyre.
Reagimi i Ismailit vjen në kohën kur debati për Gjykatën Speciale dhe qëndrimet ndaj UÇK-së vazhdon të jetë pjesë e diskursit politik në Kosovë.
https://www.facebook.com/share/p/18M1daRZdy/

