Sokol Halili dyshohet që e vrau ish-gruan e tij Hamine Magashin.
31-vjeçari i dyshuar është i arratisur dhe po kërkohet nga Policia.
Policia e ka kërkuar edhe në shtëpinë e tij ë Godanc të Shtimes.
Për “T7” ka folur Halil Halili, babai i Sokol Halilit.
“Sikur me i pas ndodh çikës tem, sikur asaj”, ka thënë babai i të dyshuarit.
AI po ashtu ka thënë se si familje janë në gjendje shoku dhe se nuk kanë njohuri për lokacionin ku gjendet i kërkuari Sokol Halili.
Vrasja tronditëse ka shokuar opinionin kosovar dhe ka pasur reagime nga mbarë shoqëria përfshirë edhe zyrtarët qeveritarë dhe ata të opozitës.

