Telenews

Babai i Yamal shpërthen me zemërim pasi Dembele fitoi Topin e Artë

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, ka reaguar me zemërim pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, ku djali i tij u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé.

Në një lidhje me programin “El Chiringuito”, ai e quajti vendimin “një dëm moral” dhe deklaroi

“Është grabitja më e madhe. Nuk do ta quaja grabitje, por është dëm ndaj një qenieje njerëzore. Lamine është lojtari më i mirë në botë deri më tani, nuk ka rivalë. Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu.”

Yamal fitoi çmimin Kopa për Lojtarin e Ri të Vitit, por edhe pse u vlerësua si talenti më premtues, nuk arriti të marrë trofeun më prestigjioz individual. Ndërsa lojtari i Barcelonës e priti me qetësi rezultatin dhe pozoi me trofeun përkrah fituesve të tjerë, babai i tij nuk e fshehu zhgënjimin.

Prishtina synon fitoren dhe kualifikimin ndaj Larnes sonte në “Fadil Vokrri”

Nasraoui shtoi se është i bindur se “vitin tjetër Topi i Artë do të jetë spanjoll”, duke shpresuar që meritat e të birit të njihen në edicionin e ardhshëm.

Ceremonia u mbyll me polemika, si shpesh ndodh me këtë çmim, ndërsa kujtohet se vitin e kaluar Real Madrid dhe Vinicius bojkotuan galanë pas pakënaqësive me procesin e votimit.

Topi i Artë ndahet mbi bazën e votave të 100 gazetarëve nga vendet e renditura më lart në listën e FIFA-s, gjë që shpeshherë ka prodhuar debate, sikurse edhe këtë vit

Të ngajshme

Bëhet viral reagimi plot mllef i Yamal kur dëgjoi se Dembele fitoi Topin e Artë

Valjeta Turkaj

Arrestohet 35-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Valjeta Turkaj

Beatrix Ramosaj mahnit në plazh me paraqitjen e saj verore

Erzana Fazliu