Telenews

Arrestohet 35-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së hënës në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Sipas burimeve, viktima A. T. ka deklaruar në polici se rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje verbale me bashkëshortin e saj, kishte përjetuar dhunë të vazhdueshme psikike nga ai dhe se ndihej e rrezikuar. Për këtë arsye, ajo ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje.

I dyshuari, L. M. është paraqitur në Stacionin Policor Jugu, ku është intervistuar në prani të avokatit sipas detyrës zyrtare.

Me urdhër të Prokurorit të Departamentit për Dhunë në Familje, ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim policor dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën sot

KushtrimGuraj

Dyshohet se morën ryshfet nga pacientët, një muaj paraburgim për dy mjekët në Vushtrri

KushtrimGuraj

U vendos gurthemeli i objektit të radhës në Drenasi Residence

Blearta