Telenews

Babai rrahu të bijën e mitur dhe e dëboi nga shtëpia, arrestohet

Një person është arrestuar në Shtërpcë të martën rreth orës katër të mëngjesit, pasi dyshohet se e ka rrahur të bijën dhe e ka dëbuar nga shtëpia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit,  ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Kurti dhe Hamza pritet të takohen sot pasdite

Rrezarta Ramaj

Behrami: “UÇK” përmendet mbi 114 herë në aktgjykim, ‘përgjegjësi individuale’ vetëm 2 herë

Rrezarta Ramaj

“Më e madhja mbarëkombëtare deri tash” – Associated Press raporton për protestën e djeshme kundër Speciales

Rrezarta Ramaj