Telenews

Bajrami godet ZRrE-në: Po i shërbeni qeverisë dhe mafisë energjetike, represionin ndaj bizneseve e keni shitur si sukses

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se tashmë nuk ka dyshim që Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, Facebook, Bajrami tha se ky bord me këtë përbërje në nëntor të vitit 2024 ka miratuar dokumentin që thotë se  “tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë”.

Ndër tjerash, deputetja Bajrami e ftoi në studio kryetarin e Bordit të ZRrE-së të flasin për zbatimin e Ligjit, duke nënvizuar se ‘ligji nuk ëshë tavolinë suedeze’.

“A mund ta mohojë ZRRE-ja një gjë të tillë? Për më tepër, në takimin e datës 12 maj të këtij viti në zyrën tuaj, ku unë isha bashkë me Visar Azemin, ju e keni thënë, po parafrazoj: “e vetmja mundësi për t’i mbajtur bizneset në shërbimin universal të furnizimit të energjisë ka qenë nëse Qeveria do t’i ndante 50 milionë euro subvencion. Ka dëshmitarë që e keni thënë këtë në takim me mua, e keni thënë edhe në takim me shoqatat e biznesit, e ka shumë mundësi ta keni thënë edhe publikisht”, shkroi Bajrami ndër tjerash.

Postimi i plotë:

 

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani