Telenews

Bajrami i reagon Muratit për tatimin: Je injorant, bizneset nuk përfitojnë nga pezullimi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit të shtunën deklaroi se LDK-ja me propozimin e saj për faturat e tatimit në pronë dëshiron që të përfitojnë biznesmenët dhe jo qytetarët.

Propozimi i LDK-së ishte për ta pezulluar rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të mëhershme.

E në reagimin e saj Bajrami duke iu drejtuar Muratit ka thënë se “bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”.

“Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të “200 masave të tij”, sot paska renditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së”, ka shkruar ish-ministrja e Financave në Facebook.

“Ministër, mos thuaj të pavërteta! Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit. Ministër, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shpërblen ata me nga 50 e 100 Euro”.

Sipas saj, asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.

“Për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të bizneseve. Ministër, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qenë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”.

Bajrami tutje i ka kërkuar Muratit që ta pezullojë vlerësimin ashtu siç ka kërkuar LDK-ja dhe “mos thuaj të pavërteta!”.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj