Telenews

Bajrami-Kurtit: E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja, më mirë dorëhiqu

 

 

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë kryeministrit Kurti se në stadiumet e Pejës e Gjilanit ka investuar zero euro gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe këtë ajo thotë se e din qytetarët.

“Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare”, thotë Bajrami në profilin e saj në Facebook.

Po ashtu i kërkon dorëheqjen kryeministrit Kurti.

“Propaganda nuk kalon! Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.
E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe”, shkruan Bajrami.

Të ngajshme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj