Telenews

Ballkani dhe Drita me fitore të rëndësishme në luftën për titull

 

 

Kanë përfunduar katër duele të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka vazhduar formën e mirë, duke triumfuar 0:2 në udhëtim ndaj Malishevës.

Bajram Jashanica dhe Bernard Karrica shënuan për fitoren e suharekasve.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë, duke e rritur diferencën me Llapin e Dritën.

Kurse, Malisheva mbetet e katërta me 53 pikë të grumbulluara.

Fitore sot shënoi edhe Drita që triumfoi 1:2 ndaj Prishtinës.

Besnik Krasniqi e Blerim Krasniqi shënuan për gjilanasit, kurse Drilon Islami shënoi për Prishtinën.

Drita tani barazohet me pikë me Llapin, me nga 65, katër më pak se lideri, Ballkani. Kurse, Prishtina mbetet e pesta me 46 pikë.

Ndërsa sot gaboi Llapi që u ndal me barazim 1:1 ndaj Gjilanit, duke bërë një hap të madh prapa në luftë për titull kampioni.

Feronikeli arriti të shënonte fitore bindëse 4:1 ndaj Lirisë me golat e Musës, Bruqit, Tarascos dhe Shillovës. Për mysafirët shënoi Gjumsi në fund të ndeshjes.

Kjo fitore e dërgon Feronikelin në vendin e shtatë me 37 pikë, një më shumë se Gjilani.

Ndërsa, ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit ka nisur me një orë vonesë dhe aktualisht po prin ekipi nga Klina 0:1.

Të ngajshme

Ylli dominon në pjesën e dytë dhe barazon gjithçka ndaj Trepçës, titulli vendoset në “Minatori”

Manchester City shpallet kampion për herë të katërt radhazi në Premier Ligën angleze

Usyk shpallet kampion botëror i boksit pas garës me Furyn