Telenews

Tre anëtarë të një familje në Shtime dyshohet se u rrahën, dërgohen në Emergjencë

Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në  Shtime.

Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje me ç’rast janë lënduar tre persona.

Si pasojë e lëndimeve, tre familjarët për tretman mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, thotë për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje,  kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur Veseli.

Teksa, për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet.

source

Të ngajshme

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Rrezarta Ramaj

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj