Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se posedon 378 mijë e 500 euro pasuri të paluajtshme.
Ai ka bërë të ditur në formularin e pasurisë se ka një banesë, një shtëpi dhe dy toka.
Tutje, Peci posedon edhe një veturë që kap vlerën e 11 mijë eurove.
Ai ka deklaruar se ka vetëm 19 mijë e 403 euro para të gatshme në bankë, ndërsa gruaja e tij ka 4 mijë e 717. Derisa ka 1 mijë e 668 euro detyrime financiare.