Telenews

Barcelona drejt firmës me talentin 18-vjeçar

Barcelona po punon për të siguruar nënshkrimin e një prej talenteve më premtues të futbollit brazilian.

Klubi katalanas ka shfaqur interes serioz për Lukas Zuccarellon, një mesfushor 18-vjeçar që luan për Vasco da Gama, dhe sipas mediave spanjolle, është përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Zuccarello, me origjinë braziliane dhe italiane, ka spikatur në kampionatin brazilian për pjekurinë në lojë, shpërndarjen e topit dhe vizionin në mesfushë. Pavarësisht moshës, ai shihet si një pasuri e madhe për të ardhmen e çdo skuadre dhe Barcelona dëshiron ta integrojë atë në sistemin e saj që në fazat e hershme.

Vasco da Gama po shqyrton mundësinë e largimit të lojtarit, ndërsa klubi katalanas synon ta mbyllë marrëveshjen sa më parë, përpara konkurrencës së klubeve të tjera evropiane.

Nëse transferimi finalizohet, ai do të përfaqësonte një tjetër hap të Barcelonës drejt rinovimit të skuadrës me talente të rinj, duke ndërtuar një bazë solide për të ardhmen.

Të ngajshme

FA e akuzon zyrtarisht ukrainasin për dioping – Mudryk rrezikon pezullim të gjatë

KushtrimGuraj

Barcelona zyrtarizon portierin Garcia

Valjeta Turkaj

Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën, Bayer Leverkusen kërkon më shumë

Valjeta Turkaj