Telenews

Barcelona i kërkon UEFA-s t’i lejojë të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve jashtë fushe

Situata e stadiumit të Barcelonës vazhdon të jetë një shkak i madh shqetësimi. Barça ende nuk ka një stadium për të luajtur ndeshjet e para të La Ligës.

Kjo për shkak se Camp Nou nuk është gati, me punimet e ndërtimit që nuk po shkojnë aq shpejt sa ishte planifikuar.

Barça do t’i luajë ndeshjet e para të La Ligës jashtë fushe, por më pas, nuk është e sigurt se ku do ta luajë ndeshjen me Valencian në shtëpi.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po i lutet UEFA-s që t’i lejojë ata të luajnë ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve j

“Shorti është më 28 gusht dhe do ta shohim atëherë. Shpresoj që UEFA të na lejojë të luajmë jashtë fushe. Po zhvillojmë gjithnjë e më shumë një marrëdhënie më të mirë me UEFA-n”.

“Unë e respektoj shumë punën që po bën Aleksander Ceferin, presidenti i saj, dhe mendoj se mund t’u besojmë atyre”, përfundoi i pari i Barcelonës.

ashtë shtëpisë.

“Ajo që i kemi kërkuar UEFA-s është të na lejojë të luajmë ndeshjen e parë jashtë shtëpisë”, ka thënë fillimisht Laporta.

Të ngajshme

Amorim zbulon transferimet që i dëshiron te Man United

KushtrimGuraj

Barça vendos t’ia heq Ter Stegenit statusin e kapitenit

KushtrimGuraj

Luka Modric shkakton bum financiar te Milani vetëm disa ditë pas transferimit

KushtrimGuraj