Telenews

BARCELONA SHOKOHET NË CAMP NOU, FRANKFURTI FITON DHE KALON NË GJYSMËFINALE TË EUROPA LIGËS

Eintracht Frankfurt ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Evropa Ligës, pasi mposhti Barcelonën në ‘Camp Nou’.

Frankfurt arritën fitore të thellë 3:2 ndaj gjigantit spanjoll Barcelonës. Rezultati i dy ndeshjeve 3:4.
Ekipi gjerman i jep fund 15 ndeshjeve pa humbje ekipit të Xavi Hernandez, kështu duke e eliminuar në çerekfinale të Evropa Ligës.
Ndeshje shumë të mirë realizuan Frankfurti në të dy pjesët.
Lojën e filluan më mirë, kur në minutën e katërt Eric Garcia shkaktoi penallti për mysafirët.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Filip Kostic, që shënoi në portën e Ter Stegen.
Në minutën e 36`, pas një goditje nga jashtë zona, shënoi Rafael Borre një supergol, kështu duke dyfishuar epërsinë ekipit gjerman.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0 për mysafirët, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë ishte e ngjashme me atë të parën.
Barcelona kërkonte golin për te ngushtuar epërsinë, por nuk po e gjenin.
Në mundësi më të mirë ishte Aubameyang, i cili pas nuk arriti për pak të shënonte, pas fillimit të pjesës së dytë.
Frankfurt ishin të fokusuar në mbrojtje dhe me anë të kundërsulmeve kërkonin të ndëshkojnë kundërshtarin.
Ishte minuta e 67` kur Filip Kostic, shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.
Në minutën e 84` Busquets arriti të shënoj për 1:3, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutat shtesë i njëjti shënoi një gol shumë të bukur, por që nuk mjaftoi për skuadrën e Barcelonës.
Pas golit të Busquets, Barcelona u hodh e tëra në sulm.
Në minutën e nënte shtesë u akordua penallti për vendasit, ku Depay shënoi për rezultatin 2:3.
Kështu Frankfurt kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me skuadrën tjetër gjermane Leipzig.
West Ham United gjithashtu ka kaluar në gjysmëfinale, ndërsa ndeshja Rangers – Braga shkon ne vazhdime.

Të ngajshme

Zvicra prezanton fanellat e reja, Xhaka personazhi kryesor

Hafize Elshani

“Nuk e konsideroj Kosovën, jam danez” – Futbollisti kosovar çuditë me deklaratën e fundit

Hafize Elshani

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani