Telenews

Barduani e pret në Prishtinë komandantin e Forcave të Armatosura të Sllovenisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka takuar sot komandantin e Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Boshtjan Moçnik, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

“Ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha KFOR në një njoftim.

Barduani gjithashtu ka falënderuar Moçnik për kontributin e Sllovenisë në misionin e NATO’s në Kosovë dhe stabilitetin e rajonit.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/962853039280163?ref=embed_post

 

Të ngajshme

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Donat Hashani