Telenews

Barduani takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, flasin për situatën në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka pritur në takim, komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneralmajor, Stephen Osborn.

Bëhet e ditur se Barduani dhe Osborni shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në Kosovë dhe në gjithë rajonin, me fokus në zhvillimet e sigurisë.

“Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu Gjeneral Osborn-it mirënjohjen e tij për kontributin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në KFOR dhe në paqen e stabilitetin e rajonit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Osborn gjatë ditës është takuar edhe me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.

Të ngajshme

Hamasi gati t’i dorëzojë armët

Valjeta Turkaj

Trup më i fortë, plakje më e ngadaltë: Fuqia e tre perimeve magjike

Valjeta Turkaj

Gruaja e cila u gjet e vdekur në Klinë ishte shpallur e zhdukur

Valjeta Turkaj