Telenews

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Kërkesa e VV-së është alarm, ne jemi gati të punojmë çdo ditë në Kuvend

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë në javë, tregojnë dëshirën e kësaj partie për ta zgjatur bllokadën institucionale.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se PDK është e gatshme të jetë e pranishme çdo ditë në Kuvend, për të zhbllokuar situatën.

“Kjo kërkesë tregon qartë dëshirën dhe nevojën për ta zgjatur bllokadën institucionale — një dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucionet e reja.

Ne nuk kërkojmë seanca një herë në javë, as çdo 48 orë. Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës.

Të ngajshme

Në vapën e verës, shijo freskinë e mishit dhe vezëve KONSONI!

Valjeta Turkaj

Operacioni i policisë “Pranvera 2025”: 31 lokale të mbyllura, dhjetëra arrestime për prostitucion e trafikim

Valjeta Turkaj

Suspendohen katër policë në dy raste të ndara

Valjeta Turkaj