Telenews

Nëndetësja bërthamore e SHBA-së zbarkon në Europë

Nëndetësja bërthamore amerikane USS Newport News, e pajisur me raketa lundrimi Tomahawk, është ankoruar për herë të parë në Islandë, në një kohë kur Uashingtoni dhe NATO janë në shqetësim për aktivitetin ushtarak rus në Arktik dhe Veriun e Largët.

Komandanti i Marinës Amerikane në Evropë dhe Afrikë theksoi se kjo është një sinjal strategjik për kundërshtarët dhe një mbështetje për aleatët në rajon.

“SHBA mbajtën një bazë detare këtu për dekada dhe u mbështetën te Islanda për të monitoruar operacionet e nëndetëseve sovjetike dhe më pas ruse,” tha komandanti, duke shtuar se Islanda është kyçe për strategjinë amerikane në Arktik për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik.

Strategjia Arktike e Pentagonit për vitin 2024 thekson rëndësinë e zonës nga Groenlanda deri në Britaninë e Madhe, ku SHBA-ja synon të ruajë një prani të fortë përballë sfidave nga Rusia dhe Kina.

Të ngajshme

Nisin të mblidhen qytetarët në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj

Reuters për protestën në Prishtinë: Mijëra njerëz morën pjesë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj

Nëntë vjet në paraburgim, Kushtetuesja vendos për ankesën e Durim Lushajt

KushtrimGuraj