Telenews

BASHKIMI E MPOSHT RAHOVECIN NË DERBIN E SKUADRAVE NGA FUNDI NË BASKETBOLLIN KOSOVAR

Bashkimi e ka fituar përballjen direkte ndaj Rahovecit e rëndësishme për të siguruar një vend në ”play off” të ArtMotion Superligës së Kosovës në Basketboll.
Prizrenasit mposhtën sonte Rahovecin në duelin e zhvilluar në Therandë me rezultatin final 78-67.
Rahoveci e nisi ndeshjen pak më mirë duke e fituar çerekun e parë 17-19, derisa i dyti i takoi Bashkimit 27-15 që shkoi në pushim me avantazh dyshifror 44-34.
Në pjesën e dytë, Bashkimi e fitoi çerekun e tretë ngushtë 19-16, derisa perioda e fundit i takoi ngushtë Rahovecit 15-17, por që ishte e pamjaftueshme shkaku i deficitit sidomos nga perioda e dytë.
Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te prizrenasit sonte, ku Julien Lewis ishte më i dalluari me 17 pikë e 10 kërcime, Alban Veseli kishte 15 pikë, Terrence Thompson shtoi 14, Valon Bunjaku 12 e John Florveus e mbylli ndeshjen me 10 pikë.
Te Rahoveci s’mjaftuan për një fitore, Musab Mala me 18 pikë e Fisnik Rugova me 17 sosh.
Pas xhiros 25, Bashkimi renditet i 7-ti me 35 pikë, 10 fitore e 15 humbje, derisa Rahoveci gjendet i 6-ti me 36 pikë, 11 fitore e 14 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Sigal Prishtinën e Bashkimi i shkon Trepçës.
 

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu