Telenews

Bashkimi vazhdon të zhgënjejë, derbi lokal i takon Prizrenit

SHKRUAN EDMOND VILA

Me derbin lokal të Prizrenit, është mbyllur xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt.

Ekipi i Proton Cable Prizrenit me fanelat bardhezi e ka mposhtur Bashkimin portokalli, falë dallimit kryesor i cili u bë në çerekun e fundit (23-13), derisa epilogu final ishte 90-82.

Bashkimi e filloi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë (18-26), por kjo ishte e tëra çfarë pamë nga portokallinjët, pasi Proton Cable Prizreni i dominoi të tri periudhat vijuese të lojës, ku fillimisht e ngushtoi avantazhin para pushimit (24-20) me çka pjesa e parë u mbyll me diferencë të ngushtë 42-46 në favorin e Bashkimit.

Trajnerit të Bashkimit Edin Kërveshi, i doli loja komplet nga kontrolli në çerekun e fundit në të cilin assesi nuk gjente zgjidhje për t’a ndalur sulmin e Prizrenit të udhëhequr nga dyshja Sills-Mala dhe kështu fitorja me meritë i takoi Proton Cable Prizrenit.

Me këtë lojë të treguar dhe pa kurrfarë koncepti, si dhe me transferimet e bëra që janë ”shterpe”, Bashkimi do ta ketë shumë të vështirë edhe futjen në ”play off”, derisa titulli mbetet vetëm një ëndërr e ”Arpagjik”-ve që vazhdojnë të brohorasin për klubin e zemrës, por pa rezultat konkret.

Pas 11 xhirove, thellohet bilanci i zi i Bashkimit me 7 humbje dhe vetëm 4 fitore, derisa rivali lokal Prizreni arriti fitoren e dytë rresht dhe të katërtën në total me 7 humbje të tjera.

Në xhiron e 12-të, Bashkimi e pret Sigal Prishtinën e P.C Prizreni i shkon Trepçës.

Të ngajshme

Real Madridi dhe Superliga Evropiane kërkojnë dëmshpërblim prej miliarda eurosh nga UEFA si ‘kompensim për dëmet’

KushtrimGuraj

Redon Alshiqi bashkohet me Kombëtaren U20 të Kosovës

KushtrimGuraj

Kombëtraja shqiptare në zi, futbollistit i vdes nëna

Valjeta Turkaj