Telenews

Basketboll/Bashkimi i Prizrenit angazhon trajner maqedonas

Skuadra e Bashkimit të Prizrenit në basketboll, ka gjetur trajner të ri për ekipin pas shkarkimit të Branimir Paviqit.
Drejtuesit e ekipit portokalli kanë arritur sot marrëveshje me trajnerin maqedonas, Darko Radulovic, për t’ja besuar skuadrën në vijim të edicionit.
Radulovic është 41 vjeçar dhe si lojtar ka pasur karrierë të pasur në shumë skuadra maqedonase si: MZT, Vardar, Kumanovo, Kozuv, Feni Industries, Gostivar etj.
Karrierën si trajner, Radulovic e ka nisur te Vardari fillimisht si ndihmës (2016-2018) e pas kësaj klubi i’a besoi postin e kryetrajnerit poashtu për dy sezone (2018-20). Ai ju kthye përsëri postit të ndihmësit në stinorin 2020/21, por kësaj rradhe te MZT, derisa në edicionin e fundit deri para pak ditësh e ka drejtuar MZT-në si kryetrajner, por që pas humbjes në finale të Kupës së Maqedonisë nga TFT-ja, u shkarkua nga posti që mbante.

Të ngajshme

Xhudistët e Kosovës kthehen në garat e mëdha

Yllka Gashi

Mbi 625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët kosovarë, 150 përfitues –

KushtrimGuraj

Messi po blen klubin e dytë në Spanjë, këtë herë në Segunda –

KushtrimGuraj