Telenews

Basketboll / Caktohet vendi dhe orari i gjysmëfinales vendimtare mes Pejës dhe Yllit

 

 

Peja dhe Ylli janë duke zhvilluar një seri fantastike gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Aktualisht dy ekipet kanë nga 2 fitore me Yllin që kishte avantazh 2-0, por tash Peja e ka barazuar serinë duke i arritur dy fitore me radhë dhe kështu ndeshja e pestë do ta përcaktojë finalistin e madh.

Ekipi i Pejës ka njoftuar sot se ndeshja luhet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën ”Karagaç”.

Vlen të ceket se Peja këtë ndeshje do ta luajë pa publik, për shkak të dënimit nga Komisioni i Garave me 2 ndeshje pa praninë e publikut si rezultat i ndeshjes së parë, ku disa shikues kishin hedhur gjësende në parket dhe ishte goditur lojtari i Yllit, Alonzo Verge Jr.

/AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta