Telenews

Basketboll / Dy ekipet kosovare sonte luajnë në garat evropiane

Sonte kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, do të kenë sfidat në grupet e FIBA Europe Cup në basketboll.

Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.

LEXO EDHE

Sot luhet super-derbi i futbollit kosovar

Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00. Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque.

Ndeshja e Pejës fillon nga ora 18:30, ndërsa e Trepçës nga ora 20:00.

Të dyja takimet transmetohen direkt në You Tube. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rrezoni nga Kosova shpallet kampion në Turqi, një 17-vjeçar që po shkruan histori në basketboll

Valjeta Turkaj

Para ndeshjes me Shqipërinë, Vuçiq ka një porosi për selektorin e Serbisë

Valjeta Turkaj

Garë e madhe mes gjigantëve italian për Jonathan David, Juventusi e bën prioritet transferimin e kanadezit

KushtrimGuraj