Ekipi i Vëllaznimit është finalist i parë i Ligës Unike për meshkuj mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.
Skuadra gjakovare sonte ka triumfuar në gjysmëfinalen e garës ndaj Yllit të Therandës me rezultat 76-75, për të siguruar kështu finalen e madhe.
Amerikano-nigeriani Jason Jitoboh shënoi dy pikët e fitores për kuqezinjët, 2 sekonda para fundit duke goditur topin në tabelë dhe duke e konkretizuar me kosh, derisa në 4 sekondat e fundit therandasit nuk arritën të shënojnë dhe kësisoj ndeshja u mbyll me fitoren e gjakovarëve.
Trey Anderson shënoi më së shumti pikë në këtë fitore të kuqezinjëve, gjithsejt 23, derisa 19 pikë i shtoi Jericole Hellems e Jason Jitoboh kontribuoi me 17 të tjera.
Te Ylli s’mjaftuan për fitore, Jan Palokaj me 18 pikë e Lis Shoshi me 17 të tjera.
Në finale, Vëllaznimi luan me fituesin e duelit Prishtina – Besëlidhja.
Finalja e madhe luhet nesër në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.