Telenews

Humb jetën roja i sigurimit në një fabrikë në Drenas, dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës.

Policia njofton se viktima mashkull ishte roje sigurimi në një fabrikë, dhe dyshohet se është rrëzuar.

Njoftimi:

HETIM I VDEKJES

Gllogoc / 30.03.2025 – 07:21. Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

 

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj