Telenews

Basketboll / Kosova fiton si mysafire ndaj Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll e ka fituar duelin jetik ndaj Zvicrës në parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Pas një lufte të madhe dhe fundi dramatik, djemtë tanë e fituan ndeshjen ndaj Zvicrës me rezultat përfundimtar 72-76.

Gjatë tërë ndeshjes rrjedha ishte tepër e ngushtë me zvicranët që pothuajse kishin posedimin e rezultatit në shumicën e kohës dhe fituan tri periodat e para ngushtë (21-20, 18-15, 22-21), derisa Kosova e fitoi periodën e fundit vendimtare (11-20), falë një lufte të madhe të lojtarëve, duke siguruar fitoren jetike e cila e mban në garë për ti arritur kualifikimet.

Dominic Artis ishte lojtari më i dalluar te Kosova sot me 22 pikë, por shtuar edhe 6 kërcime, 4 asiste e plotë 4 vjedhje topash, derisa kontribut tepër të madh dha edhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e 8 kërcime, por nuk mungoi as kontributi i kapitenit Dardan Berisha që shtoi 14 pikë.

Te Zvicra s’mjaftuan për fitore, Brunelle Tutonda me 15 pikë e Yanic Niederhauser me 14 sosh.

Me këtë fitore, Kosova ka 2 fitore e 1 humbje në grupin H të parakualifikimeve, derisa Zvicra pësoi edhe disfatën e tretë nga 3 ndeshje dhe eliminohet.

Duelin e fundit në këtë grup, Kosova e zhvillon me 5 gusht ndaj Danimarkës në Prizren, aty ku palestra ”Sezai Surroi” duhet të jetë e mbushur me publik për të arritur qëllimin.

 

Të ngajshme

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj