Telenews

Basketboll / Peja dhe Trepça sonte luajnë në gara evropiane, i presin këta kundërshtarë

DY ekipet kosovare në basketboll, Peja dhe Trepça sonte i zhvillojnë ndeshjet si vendase në kuadër të garave evropiane.

Pejanët do të ndeshen me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00.

Peja në sfidën e parë ishte mundur nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz 98:72, kurse Heroes Den Bosh ishte mposhtur nga GE Spojnia Stargard me rezultat 89:92.

Verdhezinjtë kanë ftuar tifozët për përkrahje, në spektaklin e basketbollit, që pritet të jetë të mërkurën mbrëma në ‘Karagaçi’, ku lojtarët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tyre.

Ndërsa, Trepça luan në ”Minatori” ndaj ekipit të Leiden, që është edhe kampion aktual i Holandës e klubi mitrovicas për herë të parë do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit ndeshen me Leidenin nga ora 19:00 dhe ky është takimi i parë për ‘Xehetarët’ në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar sfida me skuadrën izraelite Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua, për shkak të situatës në Izrael.

Ndërkohë, holandezët e nisën me fitore duke mundur BCM Gravelines Dunkerque me shifrat 77:69.

Atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë ‘elektrizuese’ për sfidën evropiane. Mitrovicasit edicionin e kaluar ishin në kualifikime për grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit të hyjnë në grupe, që e arritën këtë vit në Estoni. /Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta