Telenews

Basketboll/Peja i’a rrëmben Prizrenit 16 lojtarin kryesor

Një lëvizje interesante është regjistruar sot në basketbollin e Kosovës ku skuadra e Pejës ka njoftuar se ka nënshkruajtur me tashmë ish-basketbollistin e Prizrenit 16, Courtney Fells.

”KB Peja njofton se ka nënshkruar marrëveshje me ish lojtarin e KB Prizrenit 16, amerikanin Courtney Fells. Lojtari në fjalë do jetë menjeherë në dispozicion të trajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit të Pejës.
Te Prizreni 16, Fells kishte luajtur me mesatare prej 22.2 pikëve, 8.5 kërcimeve e 3.7 asisteve për ndeshje, duke qenë prej lojtarëve më të mirë të elitës kosovare sivjet.
34 vjeçari ka një përvojë të bujshme pas vetes, për faktin se ka ndeshje të zhvilluara edhe në NBA me San Antonio Spurs gjatë vitit 2013 dhe pas kësaj aventure në NBA, Fells ka luajtur në shumë ekipe e në Evropë me AEL Limassol, Keravnos(Qipro), Galil Gilboa, Hapoel Jerusalem e Galil Elyon (Izrael), Usak Sportif e Trabzonspor (Turqi), Virtus Bologna (Itali) e shumë skuadra tjera jashtë Evropës.
 

Të ngajshme

Skandal i madh në futbollin turk, numër i madh i gjyqtarëve kishin llogari bastesh sportive

Donat Hashani

Vinicius Jr me mesazh për tifozët e Realit pas fitores në “El Clasico”

Valjeta Turkaj

Daku: Fitorja ndaj Serbisë më e madhja në karrierë, fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

Erzana Fazliu