KB Peja është mposhtur thellë në udhëtim nga skuadra greke Iraklis, në kuadër të garës ENBL.
Ndeshja e zhvilluar në Selanik u mbyll me rezultat bindës 122-80 në favor të vendasve, të cilët dominuan gjatë gjithë takimit.
Pavarësisht përpjekjeve, skuadra kosovare nuk arriti t’i bëjë ballë ritmit dhe intensitetit të Iraklisit, që konfirmoi formën e mirë në këtë edicion të ENBL-së.
Te Peja, më i dalluari ishte Skyler Flatten me 23 pikë, ndërsa Cesare Edwards kontribuoi me 14 pikë. Me nga 10 pikë ndeshjen e përfunduan Edward Beqiri dhe Musab Mala.
Pas kësaj humbjeje, Peja ka bilanc prej 1 fitoreje dhe 4 humbjesh, ndërsa Iraklis numëron 6 fitore dhe vetëm 1 humbje në këtë garë.
Në xhiron e ardhshme, Peja do të përballet me Olomouckon nga Republika Çeke, më 26 janar.

