Telenews

BASKETBOLL / PENZA E FITON DUELIN E PARË FINAL NDAJ PRISHTINËS TE FEMRAT

Penza ka shënuar fitore në finalen e parë të “Play-off”-it në Superligën e Femrave në Basketboll, duke mundur Prishtinën në udhëtim 58:76 (14:8, 14:25, 11:22, 19:21).
Ndeshja e dytë zhvillohet në Pejë, ndërsa kampion shpallet skuadra që arrin tri fitore.
Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë, që e ngritën në fund të çerekut të parë, ku këtë pjesë e fituan 14:8. Pejanet rikthehen shpejt në periudhën e dytë, duke barazuar rezultatin në 21:21, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa në fund të kësaj pjese mysafiret ishin më të mira, duke shkuar në pushim me rezultat 28:33.
Në periodën e tretë kampionet e Kosovës ishin më të mira, duke ngritur epërsinë në këtë pjesë edhe më shumë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 39:55.
Në dhjetë minutat e fundit, Penza ngriti edhe më shumë epërsinë, duke shkuar drejt fitores së sigurt, gjë që edhe ndodhi dhe fituan me rezultat 58:76.

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj