Telenews

BASKETBOLL / PENZA MPOSHT PËRSËRI PRISHTINËN, AFËR TITULLIT NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Skuadra e Penzës e ka fituar edhe sfidën e dytë të serisë finale në Superligën e Femrave të basketbollit të Kosovës, duke mposhtur Prishtinën në ”Karagaç”.
Vashat pejane triumfuan ndaj atyre prishtinase me përmbysje 64-60.
Ishte ekipi i Prishtinës ai që fitoi dy periodat e para (10-17, 15-19) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazhin  dyshifror 25-36. Derisa në pjesën e dytë, Penza u përmirësua dhe fillimisht e fitoi çerekun e tretë (17-13) e përmbysjen e madhe e bëri në periodën e fundit (22-11) ku edhe e fitoi lojën.
Pothuajse komplet pesëshja startuese e Penzës sonte realizoi pikë dyshifrore, Rael Whitsitt double-double(18pk, 17krc), Hilaire Kaela (14) dhe Jeta Zeka (10) e Valbona Bytyqi (10).
Te Prishtina ishin të pamjaftueshme për fitore, Sarah Mgbeike me double-double (17pk, 10krc), Arbnore Përçuku me 14 pikë dhe Stasha Carey me double-double (10pk, 16krc).
Penza tash avancon 0-2 në seri finale ndaj Prishtinës dhe i duhet vetëm edhe një fitore për ta mbrojtur titullin e kampiones.
Dueli i tretë final zhvillohet me datën 18 prill. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Kylian Mbappe mund të thyejë rekordin më të madh të golave të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

KushtrimGuraj

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

KushtrimGuraj

E papritur, Real Madridi bën ofertë për talentin grek

KushtrimGuraj